30 fëmijë kanë humbur jetën gjatë 2 ditëve të fundit në një spital në Gorakhpur, Indi, për shkak të mungesës së oksigjenit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Kolegjin Mjekësor Baba Raghav. Sipas mediave atje, dyshohet se mungesa e oksigjenit ka ardhur për shkak se spitali nuk kishte paguar kompaninë që merrej me furnizimin.
Vdekjet ndodhën në një hark kohor prej 48 orësh dhe erdhën si pasojë e encefalitit, për shkak të ndërprerjes së oksigjenit që nisi të ndodhë që prej të enjtes në mëngjes.
Pjesa më e madhe e viktimave janë fëmijë të porsalindur.
Mjekët u përpoqën që të përdornin cilidra me gaz, por përpjekjet e tyre ishin të pa mjaftueshme.
Ngjarja në fjalë ka tronditur opinionin publik dhe ka çuar edhe në kërkesën për dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë atje.