Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Logancille, Wisconsin të SHBA-së, ku një 10-vjeçar qëlloi për vdekje vëllanë, teksa po luanin “polici dhe grabitësi” në shtëpinë tyre.
“CNN” raporton se i mituri po luante së bashku me vëllanë 14-vjeçar dhe një tjetër bashkëmoshatar, me pushkën që mbante i ati në shtëpi.
Pa e ditur se arma ishte e mbushur, 10-vjeçari tërhoqi këmbëzën duke e qëlluar vëllanë e madh në kraharor, duke e lënë të vdekur në vend.
Hetimet për ngjarjen kanë nisur, por nuk ka ende të arrestuar.
Rreth 1300 fëmijë vdesin çdo vit për shkak të armëve në SHBA, sipas një studimi të publikuar në revistën “Pediatrics”, ku në 82 për qind të rasteve viktimat janë djem.