Një 37 vjeçar u arrestua si autor i sulmit të së mërkurës në Paris, ku gjashtë ushtarë u plagosën pasi një BMW u përplas me patrullën e tyre.
Agresori mbeti i plagosur rëndë si pasojë e përleshjes me policinë, në një nga autostradat e vendit. Efektivët francezë kanë qëlluar 5 plumba në drejtim të agresorit, përpara se ta arrestonin.
Identiteti i tij ende nuk bëhet publik, por policia tha se në momentin e arrestimit, 37 – vjeçari nuk ishte i armatosur.
Shoferi i një BMW të errët thuhet se ka pritur që ushtarët të largohen nga kazerma në një lagje veriperëndimore të kryeqytetit francez përpara se të vërsulej me makinën e tij. Dy ushtarë raportohen të jenë plagosur rëndë në incident.