Autoritetet lituaneze kanë deklaruar këtë të mërkurë se kanë sekuestruar një nga sasitë më të mëdha të drogës në historinë e vendit.

Më shumë se 600 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 49 milionë euro, ishin të fshehura në një ngarkesë me dhe që përdoret për prodhimin e mallrave plastike. 

Sipas një deklarate zyrtare të doganës lituaneze, ngarkesa ishte nisur në rrugë detare nga Ekuadori dhe kishte mbërritur në portin e Klaipedës të vendit baltik. 

Porositëse e mallit ishte një kompani lituaneze në pronësi të një shtetasi rus, por autoritetet dyshojnë se sasia nuk kishte si destinacion tregun rus të konsumit të narkotikëve. 

Lënda e përdorur për të fshehur kokainën ishte aq e ngurtë, saqë autoritetet kërkuan ndërhyrjen e një kompanie të pajisur me veglat e duhura për ta copëtuar atë.