Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të jetë fatkeqësia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë James Chapman, ish shefi i stafit për Brexit në Britani.

Ai me këto deklarata i është drejtuar ministrit të tanishëm të Britanisë së Madhe për Brexit, David Davis, duke bërë thirrje për krijimin e një partie të re politike, e cila do ta dënonte këtë një gjë të tillë.

Chapman i ka bërë këto kritika ndonëse ka punuar për gati një vit në përgaditjet e vendit për dalje nga BE-ja, pas mbajtjes së referendumit në qershor të vitit 2016.

“Frikësohem se kjo do të jetë fatkeqësia më e madhe për vendin tonë që prej Luftës së Dytë Boterore”, ka thënë Chapman, përmes Twitterit.

Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të parlamentit ta pranojnë që Brexiti do të jetë një katastrofë për Britaninë e Madhe dhe nëse është e nevojshme ta krijojnë një parti të re, për ta kthyer mbrapa këtë çështje.

Chapman ka punuar më parë si ndihmës i ish ministrit të Financave, George Osborne./REL