Vihet në pranga një shtetas në Durrës pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A.T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Sulë Demneri”, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin e parkuar, tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.L.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.