Truri i njeriut është organi më misterioz i trupit. Shkencëtarët kanë zbuluar shumë fakte rreth tij, por ai ende na fsheh shumë sekrete. Më poshtë ju rendisim 9 zbulime të viteve të fundit për trurin, që do t’ju habisin.

9. Mungesa kronike e gjumit përkeqëson kujtesën

Shkencëtarët e universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se mungesa e gjumit mund të përkeqësojë kujtesën dhe të shkaktojë Alzhaimer. Gjatë natës qelizat e trurit largojnë përbërësit toksikë, por nëse një person nuk fle asnjëherë sa duhet, qelizat e trurit fillojnë të shkatërrohen.

8. Stresi i tejzgjatur e shkatërron trurin

Dobësimi i kujtesës, rënia e aftësisë për të mësuar dhe e vetëkontrollit janë pasoja të stresit të tejzgjatur. Në këtë rast një person ndihet i irrituar, nën akth, nën tension dhe shpesh i shpërqëndruar.

7. Dashuria dhe urrejtja kanë shumë gjëra të përbashkëta

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se dashuria dhe urrejtja veprojnë në pjesë të njëjta të trurit. Dashuria ul aktivitetin e pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për gjykimin dhe të menduarin me logjikë.  

6. Truri është i ndjeshëm ndaj dehidratimit

Truri ynë përbëhet prej 80% ujë. Edhe një rënie e sasië së ujit me vetëm 2% ul përqëndrimin, vigjilencën dhe aftësitë e tjera konjitive.

5. Shtatzënia ndryshon strukturën e trurit

Shkëncëtarët kanë provuar se shtatzënia redukton sasinë e masës gri në pjesët e trurit që janë përgjegjëse për njohjen sociale dhe aftësinë për të kuptuar njerëzit. E gjithë kjo është e nevojshme për të forcuar lidhjen e nënës dhe fëmijës, për të ndihmuar një grua të kuptojë nevojat e fëmijës së saj dhe që ajo të vërejë rreziqet e mundshme të jashtme.

4. Sasitë e bollshme të sheqerit përkeqësojnë kujtesën dhe ulin aftësinë për të mësuar

Sasia e madhe e fruktozës në dietën ushqimore, ngadalëson punën e trurit dhe aftësinë për të mësuar, për të mbajtur mend dhe për t’u përqëndruar. Kjo sepse sheqeri shkatërron lidhjet e neuroneve në tru. Shkencëtarët theksojnë se industria e prodhimit të sheqerit është shumë e dëmshme, sidomos kur bëhet fjalë për pijet freskuese, salcat apo ushqimin e fëmijëve. Gjithsesi ushqimet që përmbajnë omega 3 dhe yndyrna të dobishme si peshku, arrat dhe vaji i peshkut, evitojnë pasojat e dëmshme të sheqerit në tru.

3. Dashuria romantike dhe ndjenjat mëmësore janë shumë të ngjashme

Është zbuluar se dashuria romantike dhe ndjenjat mëmësore janë shumë të ngjashme, por sigurisht që ka edhe ndryshime. Për shembull dashuritë pasionante aktivizojnë zona të trurit që janë të lidhura me seksin. Si rrjedhim ndjesia e ankthit dhe frikës bie, ndërsa euforia rritet. Dashuria mëmësore aktivizon zonat e trurit që janë përgjegjëse për formimin e afeksionit.

2. Vizatimi përmirëson punën e trurit

Një studim ka arritur në përfundimin se të pikturuarit përmirëson ndërveprimin mes zonave të trurit, ndërsa ngadalëson procesin e plakjes.

1. Leximi trajnon trurin në mënyrë perfekte

Shkencëtarët e Oxford-it kanë provuar se procesi i leximit trajnon aftësitë konjitive të trurit. Ai gjithashtu aktivizon zona që nuk janë vënë në përdorim më parë. Kur lexojmë, gjaku hyn në zonat e trurit që janë përgjegjëse për përqëndrimin dhe aftësitë njohëse. Ky efekt sigurisht që nuk ndodh kur shohim TV, ose kur luajmë lojëra në kompjuter. 

Burimi: Bright Side

Përshtati: R.O.