Shumë njerëz i duan kafshët dhe mbajnë qen në shtëpi, me të cilët familjarizohen aq shumë, sa brenda një periudhe të shkurtër kohore, shndërrohen në shumë të dashur për ta.

Por eksperti Marty Becker thotë se nuk duhet ta lini kurrë qenin që t’ju lëpijë në fytyrë, pasi ky veprim mund të jetë fatal për ju.

Qentë mbartin mbeturina, mikrobe. Qentë shpenzojnë gjysmën e jetës së tyre duke futur hundët nëpër qoshe me mbeturina. Kështu që ata mbartin mikrobe të të gjitha llojeve”, thotë eksperti tjetër John Oxford.

Duke e lënë qenin të bëjë këtë veprim, ju rrezikoni të prekeni nga viruse që mund të rezultojnë fatale për shëndetin tuaj.

 “Capnocytophaga Canimorsus” është një mikrob që qëndron shpesh në gojën e qenit. Nise prekeni nga ky bakter, ju do të keni ethe, të dridhura, djersitje, mungesë energjie. Do të kaloni një sëmundje të rëndë, që nuk i ngjan aspak infeksionit të zakonshëm.