Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar gjeneralin John Kelly, i cili aktualisht kryeson Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si shefin e ardhshëm të stafit të tij.
Njoftimi, u bë në Twitter, pasditen e së premtes dhe në mënyrë efektive, largon Reince Priebus nga ky pozicion.
Ish shefi i personelit, Priebus ishte përballur me presion, si një njeri i mundshëm, nga ku rrjedh informacioni.
Këto akuza për ish shefin e personelit, erdhën nga nga drejtori i ri i komunikimit, Anthony Scaramucci, i emëruar nga Trump para një jave.
67 vjeçari John Kelly është një gjeneral në pension, i cili është bërë 'fytyra' e sigurisë kufitare në SHBA.
Më herët, drejtori i ri i komunikimeve, i presidentit Donald Trump, sulmoi shumë ashpër verbalisht shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Anthony Scaramucci e cilësoi Reince Priebus, një nga republikanët më të fuqishëm, një skizofren paranojak gjatë një telefonate me një gazetar të revistës The New Yorker.
Scaramucci gjithashtu sulmoi edhe ndihmësin e Trump, Steve Bannon. Biseda e drejtorit të komunikimeve me gazetarin Ryan Lizza ishte e mbushur me fjalor mjaft banal dhe ofendimet e fyerjet i drejtoheshin kryesisht Priebus dhe kryestrategut të Trump, Steve Bannon.
Trump zëvendëson shefin e stafit, Priebus
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon Jonida Vokshi
Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale!
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit?
Nora Istrefi dhe Robert Berisha e çojnë raportin e tyre në një nivel tjetër





