Korea e Veriut ka kryer një tjetër test raketor, raportojnë mediat në Japoni dhe ato në Korenë e Veriut. Raketa raportohet se ka rënë në ujërat japoneze, ka bërë të ditur televizioni kombëtar NHK.

Më herët gjatë korrikut, Peniani zyrtar njoftoi se kishte kryer me sukses testin e parë të një rakete balistike ndërkontinentale. 

Testi në fjalë ishte me tepër një rebelim ndaj sanksioneve të OKB-së, ndërkohë që sa i takon rastit të fundit, ende nuk dihet se sa ka qenë rrezja e veprimit. 

Distanca që mund të përshkojnë raketat koreane ICBM ka qenë objekt diskutimesh, por disa ekspertë mendojnë se ajo mund të arrijë Alaskën. 

Nëse konfirmohet, ky do të jetë testi i 14 që kryhet nga regjimi komunist i Penianit që prej fillimit të vitit 2017.