Moti po luan me Europën. Teksa jugu i kontinentit digjet nga zjarret, veriu përmbytet nga shirat e dendur. Alarmante nga përmbytjet është situata thuajse në të gjithë Gjermaninë.

Në Hildeshajm lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur thuajse gjithë qytetin. Në disa lagje uji ka arritur lartësitë deri 7 metra, duke prekur çatitë e banesave.

E njejtë situata është edhe në Goslar, po në Saksoninë e Ulët.

Viktima nuk ka pasi emergjencat evakuuan në kohë banorët e zonave të rrezikuara nga shirat e dendur që kanë nisur që në fillim të javës.

Në gjendje të vështirë është thuajse e gjithë Gjermania Qëndrore. Autoritetet gjermane kanë nisur të përllogarisin dëmet që arrijnë disa miliona euro.