Mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Barbullinjë në Lushnje, një automjet ka aksidentuar një 68-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

I moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Ndërsa policia po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, shtetasi I. A., 48 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. Gj., 68 vjeç, banues në Fier-Shegan, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.