Ndërsa pjesa më e madhe e Italisë është duke u përballur me temperatura rekord dhe valë të nxehti, zona e Ascoli Piceno-s u godit nga moti i keq.
Përgjatë San Benedetto del Tronti dhe në Grottamare, era e fortë mori me vete çadrat në plazh, duke u shkaktuar dëme të shumta bizneseve turistike.
Por pas erës së fortë, vendin e zuri breshëri rekord, raporton Ilmessaggero.
Turistët që ndodheshin në këtë zonë mbetën të habitur, kur panë plazhet të zbardheshin nga sasia rekord e breshërit që ra në pak minuta.
Shumë prej turistëve nuk nguruan të publikojnë në rrjetet sociale foto nga fenomeni i çuditshëm metereologjik.





