Mijëra protestues u mblodhën në Kraljevo të Serbisë të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.

Protestuesit në protestën e së dielës ishin skeptikë ndaj njoftimit të Vuçiçit. Disa sugjeruan se ishte një “lojë” dhe se Vuçiç do të qëndronte në pushtet, ndërsa të tjerë thanë se ndryshimi nuk do të vinte nëse i gjithë sistemi qeverisës nuk do të riorganizohej.

Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president për 12 vjet, është përballur me muaj të tërë protestash të udhëhequra nga studentët, të shkaktuara nga shembja e një tendë betoni në një stacion hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit në fund të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Incidenti është bërë simbol i asaj që shumë e shohin si keqmenaxhim qeveritar dhe korrupsion nën drejtimin e Vuçiçit, dhe protestat që pasuan kanë qenë më të mëdhatë në Serbi që nga përmbysja e Slobodan Millosheviçit në vitin 2000.