Policia zvicerane arrestoi personin që dyshohet se sulmoi pesë persona me sharre elektrike, pas një operacioni kërkimi ndërkombëtar.
Franz Wrousis, 50 vjeç, u arrestua në Thalvil, një qytezë rreth 60 km larg nga Schaffhausen, qyteti kufitar ku ndodhi incidenti.
Ai hyri në një zyrë sigurimesh shëndetësore me sharrën elektrike në dorë, të hënën, duke plagosur pesë persona, mes të cilëve dy punonjës të kompanisë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Pas incidentit, ai ishte larguar pa lënë gjurmë.
U identifikua shpejt nga policia dhe nisi operacioni i kërkimit, në të cilin u përfshinë me qindra agjentë policie gjermanë dhe zviceranë, si edhe helikopterë.
Autoritetet përjashtuar menjëherë pistën e një akti terrorist por motivet e gjestit të çmendur, ende mbeten të panjohura.
Plagosi 5 persona me sharrë elektrike, arrestohet autori
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Lufta në Lindjen e Mesme/ Libani: 12 persona janë vrarë pas sulmeve të fundit izraelite
Aktori Tom Hardy rrëfen jetën, nga varësia dhe problemet me ligjin te tensionet në serialin “Mobland”
Shoqata e Transportit: Nga 1 qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë
Ajo la të dashurin për të, Indri e lë Vanesën live: Nuk ta kam ndjerë mungesën, jam ndjerë i lirë!





