Një 74-vjeçar në Shkëmbin e Kavajës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, një ditë më parë.

"Shtetasi A.E. është gjetur pa shenja dhune në trup dhe paraprakisht mendohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale" raporton policia e Durrësit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.