Një 30-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka goditur me thikë nënën e tij 63-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Tiranë, ku djali me inicialet J.A ka qëlluar me thikë buke nënën, shtetasen N.A.
Sipas informacioneve nga blutë e kryeqytetit, gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nuk paraqet rrezik për jetën.





