Një bombë molotov është hedhur dje drej godinës së Kryeministrisë. Burime nga policia bëjnë me dije se një i ri nga Fieri, është arrestuar pasi një ditë më parë në orën 13:30 ka qëlluar me shishe molotov godinën Kryeministrisë.

Teksa është marrë në pyetje, i riu ka pranuar krimin dhe ka pretenduar se këtë veprim e kreu në shenjë hakmarrje pasi shteti nuk i zgjidhi hallet.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 25 vjeç, banues në Fier, sepse në orën 13:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ka hedhur një shishe me lëngë ndezëse, e cila ka shpërthyer po pa shkaktuar probleme në njerëz. Neni 154 i kodit penal.