Të kombinosh ngjyrat nuk është aspak e lehtë, aq më tepër kur ato përfaqësohen me shumë hije e nuanca, madje shpeshherë habitemi kur dëgjojmë emrat e tyre aq sa mund të mendojmë se janë një risi në botën e modës dhe fjalorin e saj.
E tillë është dhe bluja, ngjyra e qiellit dhe detit, ngjyra e shpresës dhe e shpirtit, e cila ndonjëherë duket shumë e bukur për t'u parë, por shumë e vështirë për t'u gërshetuar me ngjyrat e tjera. Për këtë arsye Living, ju sjell ndihmën që ju duhet me anë të fotogalerisë së mëposhtme ku do të gjeni disa kombinime të kësaj ngjyre.





