Sherri mes dy shtetasve nga Durrësi, të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin në zonën e plazhit nuk është mbyllur aty, por në të është përfshirë edhe djali adoleshent i njëri prej tyre.

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj dy të rriturve, por edhe ndaj 14-vjeçarit adoleshent.

Sipas burimeve policore, gjithçka ka nisur kur shtetasit A.M. dhe M.B., përkatësisht 42 dhe 49 vjeç kanë goditur njëri-tjetrin, një ditë më parë.

Kur ka parë babanë e tij që po rrihej me një tjetër person, djali i shtetasit M.B, 14-vjeçari L.B. ka thyer xhamat e mjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit A.M.

Dy të rriturit akuzohen për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, ndërsa i mituri akuzohet për “Shkatërrim prone”.