Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarët, të cilët janë kapur me drogë.
Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i policisë është zhvilluar në Treviglio, ku dy shqiptarë kushërinj mes tyre, janë kapur me rreth 130 gr kokainë.
Mësohet se shqiptarët, përkatësisht njëri 21 vjeç dhe tjetri 22 vjeç, ishin shitës droge, ndërsa ata nuk ishin me precedentë të mëparshëm penal.
Pas arrestimit, policia kontrolloi edhe banesën e tyre, ku u është gjetur një sasi prej 1200 euro dhe më shumë se një mijë rubla.
Ndërsa, atyre u është konfiskuar edhe një makinë e vjedhur, ndërsa ata mbanin edhe një shkop bejsbolli dhe një thikë rreth një metër.
Ata po mbahen në dhomën e sigurisë së shoqërimit në Treviglio, ndërsa do të dalin para gjyqit me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe për vjedhje.





