Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një person i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Policia bën me dije se 65-vjeçari me iniciale R.V, në banesën e tij në zonën e Kasharit, është vetëhelmuar me fostoksinë.

Edhe pse ai është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, nuk ka mundur që të mbijetojë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se akti i rëndë nga 65-vjeçari është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Lidhur me ngjarjen, blutë e Tiranës bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për ndjekje të mëtejshme.