Të paktën pesë persona janë plagosur me armë zjarri nga një sulm me armë në qytetin Schaffhausen të Zvicrës. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje më të rënduar.
“BBC” raporton se ka qenë një person që qëlloi me armë ndaj kalimtarëve.
Raportohet se ai është i lirë dhe nuk është arrestuar ende. Forcat e policisë kanë ngritur postblloqe të shumta për kapjen e tij, kurse kufiri me Gjermaninë është mbyllur.
Helikopterë të policisë po patrullojnë nga ajri për të gjetur gjurmë të autorit.