Një 35-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Mësohet se viktimë e atentatit ka mbetur shtetasi Shkëlzen Velaj ndërsa është gjetur një automjet duke u djegur që dyshohet se iu përket autorit/ve të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak.
Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.
Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





