Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Matmuja 33 vjeç, banues në Durrës.

Tek Ura e Dajlanit, ai është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.