Gjendet një grua e djegur në fshatin Ardhishtë të Shijakut.

Viktima me iniciale Xh.S. 64 vjeçe, është gjetur e djegur në trup ditën e diel pranë banesës së saj.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën.

Policia thotë se shkakun e saktë të vdekjes do ta përcaktojë Akti i Ekspertimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për ngjarje aksidentale.