Italia vazhdon të goditet nga tërmetet. Kësaj radhe, lëkundjet sizmike janë ndjerë në qytetin e Brescia-s me epiqendër në Vallio Terme, Val Sabbia.
Sipas mediave italiane, tërmeti ishte i lehtë me magnitudë 2.5 në një thellësi prej 4 kilometrash. Raportohet se nuk ka dëme materiale dhe persona të lënduar.
Tri ditë më parë, një tërmet me magnitudë 3.6 u ndje në Verona dhe Brescia. Gjithashtu, të nesërmen ra një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 në Aquila, Rieti dhe Teramo. Nga lëkundjet sizmike fatmirësisht nuk pati të lënduar.