Në qytetin Pont-de-Beauvoisin në jug të Francës, është vendosur koka e prerë e një derri në derën e një xhamie.
Koka e derrit është hasur nga besimtarët kur ata kanë shkuar në xhami për të falur namazin.
Sipas medieve lokale, Shoqata e xhamisë do të paraqesë ankesë penale ndërsa edhe zyrtarët e policisë kanë filluar hetimet lidhur me rastin.
Kjo xhami ishte sulmuar edhe më parë, kur në vitin 2014 ishin shkruar mbishkrime raciste në të.