Fqinjësia e mirë, trokitja në derën e komshiut për të kërkuar diçka, shkëmbimi i vizitave, komunikimi njerëzor etj, janë disa nga vlerat e së kaluarës që shoqëria moderne thuajse i ka harruar.

Ritmi frenetik i jetës, por edhe pandemia që vazhdon prej më shumë sesa një viti i ka forcuar edhe më shumë distancat mes njerëzve.

Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, duket se ka nostalgji për të kaluarën, për lagjet e dikurshme të qytetit, për fqinjësinë e mirë, për shtëpitë private të rrethuara me avlli e gjelbërim.

Në një postim në rrjete sociale, ajo ngre shqetësimin, se ndryshe nga zonat rurale, ku njerëzit vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet e ngushta të familjaritetit me njëri tjetrin, në pallatet shumëkatëshe shpesh komshinjtë nuk njihen apo thjesht përshëndeten në ashensor.

“Dua te gjej nje lagje, brenda qytetit tim!”,- shkruan Petani, ndërsa më pas bën krahasimin mes pallatit ku jeton dhe komunitetit të Katund Sukthit.

“Vendbanim njerezish ne komunitet, ashtu sikunder jemi rritur e kemi jetuar dikur!

Me oborre, pragje tek portat si dilur kur ne muzg uleshin nenat shamibardha dhe bisedonin,shesh lojrash per femijet ,gra qe i kerkonin me filxhan ne dore,dicka fqinjes se saj…. !

Tani….!!??

Ne qytetin tim ,nuk shoh me lagjen ku kam lindur dhe jam rritur!

Kudo qe te kthesh koken sheh vec pallate qe duken sikur bien mbi njera tjetren!

Kam 17 vjet qe banoj ne pallat dhe nuk i njoh banoret.

Hyjme e dalim ne ashensore.

Nuk ka me vizita per festa,Bajram e Pashke!

Lyej cdo here mbi 100 veze,dhe askush nga fqinjet nuk vjen te bej gezuar e te marrin vezet dhe karramelet !

As femijet e fqinjeve jo e jo!

Si u katandisem keshtu !!!??”,- shtron avokatja pyetjen.

Më pas, ajo parashtron edhe kërkesën e saj, por që me betonizimin e qytetit duket i pamundur.

“Duhet dhe dua lagje ne qytetin tim me fqinjesi qe te gezojme!

Nje jete eshte!

Jo njesi administrative si i thone tani …!”,– shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Dje po shkonim per te blere fidana sallate dhe bishtajash ne nje vend ne Katund Sukth !

Jam befasuar nga ndertimet e shtepive dhe rregullesia urbanistike e ketyre ndertimeve !

Shtepia te bukura ,te reja dhe pothuajse ne vije te drejte !

Por mbi gjithcka ,ajo qe me beri pershtypje dhe me gezoi pa mase ,ishte se une atje pashe ” lagjen” !

Pashe fqinjesine,pashe ngrohtesine ,

pashe afersine mes njerezve ,pashe njerzillek !

Vendbanim njerzish ne komunitet,ashtu sikunder jemi rritur e kemi jetuar dikur !

Me oborre, pragje tek portat si dilur kur ne muzg uleshin nenat shamibardha dhe bisedonin,shesh lojrash per femijet ,gra qe i kerkonin me filxhan ne dore,dicka fqinjes se saj…. !

Tani….!!??

Ne qytetin tim ,nuk shoh me lagjen ku kam lindur dhe jam rritur !

Kudo qe te kthesh koken sheh vec pallate qe duken sikur bien mbi njera tjetren !

Kam 17 vjet qe banoj ne pallat dhe nuk i njoh banoret.

Hyjme e dalim ne ashensore.

Nuk ka me vizita per festa,Bajram e Pashke!

Lyej cdo here mbi 100 veze,dhe askush nga fqinjet nuk vjen te bej gezuar e te marrin vezet dhe karramelet !

As femijet e fqinjeve jo e jo !

Si u katandisem keshtu !!!??

Jo jo ,kjo eshte zbrazdesti !

Duhet dhe dua lagje ne qytetin tim me fqinjesi qe te gezojme!

Nje jete eshte!

Jo njesi administrative si i thone tani …!