Një 19- vjeçare është gjetur e therur në frigoriferin e shtëpisë së saj. Sipas mediave britanike, vajza dhe kushërira e saj ishin rrëmbyer nga disa persona.  Ngjarja e cila ka tronditur opinion publik ka ndodhur në Kingston, në jug-perëndim të Londrës. 19 – vjeçarja është gjetur brenda në frigorifer e therur, ndërsa kushërira ka arritur t’u shpëtojë rrëmbyesve edhe pse ka marrë plagë të shumta në trup.

Dy burra janë arrestuar, pasi akuzohen se janë të përfshirë në krimin makabër, si dhe një grua e cila ka ndihmuar autorët për kryerjen e krimit.  Por 29 -vjeçarja është liruar deri në përfundim të hetimeve. 

Ka qenë një 21 vjeçare e cila ka njoftuar policinë, pasi ka parë të plagosurën tek shtëpia e saj teksa zvarritej dhe kërkonte ndihmë. Nga hetimet paraprake nuk është e qartë se kush jetonte në shtëpinë ku është gjetur viktima.