Paratë nuk janë problem kur vjen puna te Beyonce dhe Jay Z, që nuk kursejnë për të kryer shpenzime marramendëse për gjërat e tyre personale.Mbi të gjitha, nëse bëhet fjalë për gjënë më të rëndësishme në jetën e divës së muzikës dhe producentit të njohur, fëmijët e tyre.

Çifti i fuqishëm i botës së spektaklit sapo janë bërë prindër për herë të dytë, me binjakët Sir Carter dhe Rumi. Dhe ndërkohë që të gjithë fëmijët meritojnë kujdës të veçantë, ata të dy janë disa shkallë sipër të tjerëve. Thuhet se Bey dhe Jay Z kanë punësuar 18 persona për t’u kujdesur për vogëlushët e tyre. Çfarë fati kanë këta binjakë…