Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 68-vjeçar ka rënë nga skela e vendosur në shtëpinë e tij duke humbur jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Trekëndëshi”. 

Viktima është shtetasi Hajret Shkëmbi, i cili me profesion ishte bojaxhi dhe po lyente fasadën e banesës së tij.

Ai nuk u ka mbijetuar dëmtimeve të shumta duke ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia që ka nisur hetimet lidhur me rastin.