Adhuruesit e udhëtimeve kanë shumë informacion për destinacionet turistike më të preferuara, por ka disa vende në botë, që për një arsye apo për një tjetër janë te ndaluara për turistët e zakonshëm. Ja cilat janë këto vende misterioze qe mbase do ëndërroni te shkoni një ditë…
Kofun, Japoni
Këta ishuj artificiale janë vendet ku varrosen pjesëtarët e familjes mbretërore japoneze. Në raste të rralla ato mund të vizitohen nga arkeologet, por vetëm me lejen e zyrtareve të lartë të mbretërisë.
Ishulli Sentinel, Indi
Indigjenet që jetojnë në këtë ishull bëjnë çdo gjë për të mbrojtur tokat e tyre nga të huajt. Deri më sot askush nuk ka mundur të depërtojë atje, prandaj autoritetet indiane kanë ndaluar çdokënd që të afrohet.

Zona 51, Shtetet e Bashkuara
Ekzistenca e kësaj baze sekrete është konfirmuar zyrtarisht nga qeveria amerikane vetëm në vitin 2013. Sipas dokumenteve te fshehta, kjo zonë është një bazë e forcave ushtarake ajrore të SHBA-ve ku prodhohen dhe testohen avionët e gjeneratës se re.
Kisha Shën Maria e Zion-it, Etiopi
Kjo kishë është e veçantë ruan brenda thesarin më të çmuar të saj: Arkën e besëlidhjes. Rojtari është i vetmi që mund të futet në të dhe ai e ka të ndaluar të largohet nga kisha si dhe të flasë me te huajt.
Ishulli Koho'olawe, SHBA
Gjatë gjithë historisë, ky ishull ka qenë vendi i ritualeve fetare, i një kolonie ndëshkimore dhe një toke ku stërvitej marina amerikane. Sot ai ka marrë statusin e një rezerve natyrale dhe e vetmja mënyrë për të shkuar e për ta vizituar është me anë të ekipeve te bamirësisë që punojnë për të restauruar zonën.
Kulla britanike e telekomunikacioneve, Mbretëri e Bashkuar

Që nga një incident që shkaktoi një shpërthim brenda kullës, restoranti rrotullues dhe kulla e vrojtimit janë te mbyllura për publikun. Vetëm në raste të rralla, atëherë kur BT Tower organizon evente bamirësie, disa qindra persona kanë ende fatin të shohin Londrën nga një pamje tjetër.
Vendi i shenjtë Ise, Japoni
Territori i vendit të shenjtë mund të vizitohet vetëm nga priftërinjtë dhe anëtaret e familjes mbretërore.
Vizitoret e thjeshtë mund të kënaqen vetëm duke e parë nga larg.
Qyteti fantazmë Varosha, Qipro

Ky vend ka qenë destinacioni kryesor turistik i Qipros, por çdo gjë ndryshoi në korrik në vitin 1974, kur u bë evakuimi ne mase dhe qyteti u pushtua nga forcat turke. Qe prej asaj kohe Varosha qëndron e mbyllur dhe është pjese neutrale qe patrullohet nga ushtria turke.
Ishulli me rërë, Kanada
I ndodhur ne Atlantik, ky ishull prej rëre ka vetëm 30 persona qe jetojnë ne te dhe është një varreze e vërtetë anijesh te fundosura. Rëra është një rezerve natyrore me karakteristika te veçanta, prandaj për ta vizituar duhet te merrni leje nga qeveria kanadeze ku te tregoni një arsye te fortë për se doni te shkoni.
Qendra e te dhënave Pionen, Suedi
E ndërtuar ne Stokholm gjatë luftës së ftohte, ky bunker bërthamor është shndërruar kohet e fundit në një mjedis modern për të furnizuar suedezet me internet. Ne një thellësi 30 metrash dhe mbrapa dyerve te trashe prej 1 metrash, mbahen informacionet për shume site Web-i.
Shpella Lascaux, France

Për të ruajtur sa me mire shkrimet prehistorike te veçanta të kësaj shpelle, tashme hyrja në të është e ndaluar për turistet, por ata mund të shohin një kopje ekzakte të saj me ane të një vizite virtuale.
Stacioni i radarit "Don-2N", Rusi
Kjo piramide moderne me lartësi 40 metra dhe gjerësi 140 metra është një element ky në mbrojtjen kundër raketave në Moskë. Në raste shumë të rralla këtë stacion mund ta vizitojnë gazetaret, por edhe ata mund të shohin vetëm disa zona.
Mali "Rushmore Hall of Records", Shtetet e Bashkuara
Përveç skulpturave gjigande te presidentëve të Amerikës, ky mal ka edhe një zonë sekrete në brendësi te tij. Mendohet se është një lloj kapsule ku ndodhen kopje dokumentesh historike shume te rëndësishme të këtij shteti. Hyrja përbëhet nga një portë graniti, pajisur me një me mekanizëm mbylljeje të sofistikuar.
Ujëvara nën ujore iluzionare, Ishulli Mauricius

Kur e sheh nga lart ishullin ne Oqeanin Indian duket sikur ndodhet afër një ujëvarë nën detare të mrekullueshme. Në fakt është thjesht një iluzion optik i krijuar nga depozitë mbetjesh rëre dhe balte.





