Senatori Republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, është diagnostikuar me kancer në tru.

Sipas një njoftimi nga zyra e tij, senatori 80 vjeçar po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona, pasi ka kaluar një procedurë për heqjen e një mpiksjeje gjaku mbi sy javën e kaluar.

Në deklaratë thuhet se McCain po shqyrton mundësinë e trajtimit të mëtejshëm, i cili mund të përfshijë një kombinim mes kimioterapisë dhe rrezatimit.

John McCain është një veteran i luftës së Vietnamit, dhe prej gjashtë vitesh është senator, ndërkohë që më 2008-n ka qenë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA.