Një ndër këngëtaret me të njohura shqiptare në mbarë botën, Bebe Rexha, me anë të një postimi në faqen e saj në “Instagram” ka uruar Monika Kryemadhin për detyrën e re si kryetare e LSI-së. Para 2.6 milionë ndjekësve në rrjetin social, Bebe uron kushërirën e saj Monikën kështu:

 “Duhet të uroj kushërirën time @Monika.Kryemadhi që është gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri!! Shumë krenare. E di që do bësh më të mirën për Shqipërinë”, shkruan këngëtarja.

Monika Kryemadhi vërtet nuk është drejtuesja e parë e një partie politike në Shqipëri, por kjo ngatërresë që e bëjnë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, i falet këngëtares.

Megjithatë duhet thënë që Monika Kryemadhi është kryetarja e parë e një partie kaq të madhe, që në këto zgjedhje u rendit e treta.