Një aksident rrugor ka ndodhur në Durrës mesditën e sotme, por ajo që e bëri më të rëndë situatën ishte fakti se e lënduara nga aksidenti nuk pranoi të dërgohej në spital, por përshkoi rrugën e gjakosur.
Newsbomb.al raporton se në afërsi të Urës së Dajlanit një makinë tip “Fiat” që drejtohej nga një i ri ka përplasur këmbësoren. Ndonëse me shpejtësi, mjeti ndaloi për t’i dhënë ndihmë gruas por ajo refuzoi, aspak e ndërgjegjshme për rëndësinë e jetës së saj dhe situatën e krijuar.
Ndonese e mbuluar nga gjaku ajo nuk ka pranuar që të shoqërohet për në spital. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilat po hetojnë lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.





