Policia e Kavajës ka vënë në pranga tre të rinj të cilët morën peng dhe rrahën një person. Qytetari me inicialet A.D., 54 vjeç është marrë peng dhe është futur forcërisht në një makinë tip “Rover” në Spille, është rrahur nga tre të rinjtë si edhe është mbajtur në vende të ndryshme jashtë vullnetit të tij. 

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tre personave që morën peng qytetarin, të cilët janë: Z.Xh., 31 vjeç, B.Ç., 32 vjeç, B.M., 25 vjeç.

“Më datë 17.07.2017, në plazhin e Spillesë, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin A. D., 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetit të tij, në vende të ndryshme”, njofton policia.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Heqje paligjshme e lirisë”.