Një 43-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar në polici dy persona, të cilët i akuzon se e kanë mashtruar për blerjen e një apartamenti.
Sipas kallëzimit të shtetasit F.Z, banues në Durrës, i kanë marrë një sasi eurosh për blerjen e një apartamenti dhe deri më tani nuk ia kanë dorëzuar apartamentin në fjalë.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasit A.L. dhe R.L., 45 e 36 vjeç, banues në Gjirokastër e Durrës.
Në lidhje me këtë çështje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë, ndërsa ndaj dy të paditurve janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





