Portali JOQ ka publikuar disa foto, të cilat i ka shkrepur pas vdekjes së të shoqit Agim Arapi, bashkëshortja e tij Vjollca.

Në fotot që përmbajnë pamje të rënda duket shfytyrimi që ka pësuar 60-vjeçari nga Durrësi, pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga vëllezërit Ekonomi.

Bashkëshortja e tij, Vjollca Arapi u shpreh për DurrësLajm e indinjuar që një prej vëllezërve Ekonomi, Kostandini, u lirua nga burgu.

Ajo i bëri apel Prokurorit të Përgjithshëm që të bëjë drejtësi për burrin e saj, duke aluduar se një nga të akuzuarit për vrasjen e Agimit mund të ketë paguar drejtësinë. Në të njëjtën kohë, ajo deklaroi se persona të ndryshëm i kishin ofruar para për të mbyllur çështjen.

“Ata janë bosa, unë fukareshë, por kërkoj drejtësi për bashkëshortin tim”, tha Vjollca Arapi për DurrësLajm.