Policia ka nisur hetimet për një automjet të përplasur me trafikndarësen dhe të braktisur.

Siç bën të ditur policia, gjatë ditës së sotme “në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë, është gjetur i përplasur me trafikndarësen dhe i braktisur mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetases S.L”.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.