E premtja e Leonardo Bonucci te Milan. Pas një të enjteje plot tratativa e adrenalinë, në 1:30 të natës është mbyllur takimi mes Alessandro Luccit, agjent i futbollistit dhe Marco Fassones, administrator i deleguar i Milanit. Mbrojtësi më i fortë në Itali së shpejti do të veshë fanellën kuqezi dhe do të lërë Juventusin pas 6 titujsh rradhazi.

Për Milanin e ri kinez, është një goditje me impakt të madh në aspektin teknik, mediatik por edhe atë të lidershipit. Bonucci pritet të kthehet menjëherë në një nga pikat e referimit në fushë dhe dhomat e zhveshjes. Operacioni është i bujshëm edhe në aspektin ekonimik.

Milanin dhe Juven i ndajnë vetëm 5 milionë euro, oferta kuqezi është 35 milionë, kërkesa bardhezi për 40, nuk është një distancë e pakalueshme. Bonucci bashkë me Bonuset do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, duke u kthyer në lojtarin më të paguar të kampionatit italian. Akordi personal është me një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon, plus 2.5 milionë në formë bonusesh të lehta për t'u arritur.

Për Milanin është një goditje e rëndësishme për të ardhmen. Në mengjes pasi u përshëndet me shokët në Vinovo, Bonucci u paraqit me agjentin e tij në selinë e Juves për të përcaktuar detajet e fundit, për Milanin do të jetë goditja e dhjetë në merkato pas Musachios, Kessie, Rodriguez, Andre Silva, Borini, Conti, Calhanoglu, Biglias dhe rinovimit të Donnaruma-s. Një goditje e fundit që ka entuzizamuar pa masë tifozët e Milanit. Mbeten për tu mësuar vetëm pak detaje, si për shembull numri i fanellës së Bonuccit që ka kërkuar 19, si te Juventus dhe kombëtarja italiane.