Një gruaje nuk ia merrte mendja kurrë se në apartamentin e saj qëndronin rreth 35 mijë bletë.

Cherissa Mulzac filloi të vërejë bletë në banesën e saj një vit më parë, por nuk u shqetësua shumë. Pas disa kohësh ajo vuri re që ato po shtoheshin dhe diçka po ndodhte në tavanin e shtëpisë.

Bletari gjeti rreth 27 kg mjaltë, të cilën Cherissa e futi në kavanozë për ta përdorur më vonë.

“Ishte tronditje e madje. Unë mendoj se bletët kanë qëndruar aty për dy vite pa dijeninë e saj, ndërsa javën e kaluar ishin 35 mijë të mbledhura së bashku. Nuk kam parë asnjëherë dicka kaq të madhe dhe aq shumë mjaltë”, tha bletari Mickey për Metro.

Ai tregoi se procesi i largimit të bletëve nga apartamenti në New York zgjati 6 orë.