Muajt e verës sigurisht janë më të preferuarit për të organizuar dasma.
Ndoshta edhe shoqja jote ka marrë edhe këtë vendim. Pasi të ka komunikuar se do të martohet, ty shumë pyetje të vijnë ndërmend: S'do jemi më shoqe, do distancohemi, nuk ka më netë të gjata duke biseduar, s'ka më shkëmbim përvojash të një diete të dështuar, as shopping, por jeni dhe pak xheloze se ju nuk "keni asgjë në terezi".
Një ndjenjë frike të shkaktohet për atë se çfarë do të ndodhë me marrëdhënien tuaj, dhe është e justifikueshme. Në qoftë se ne duam që diçka të zgjasë, duhet të mendojmë pozitivisht.
Prandaj pyetjeve që ju vijnë ndërmend, e kanë një përgjigje, që shpresojmë t'ju ndihmojnë sado pak.
Do ta humbas mikeshën time? Kjo frikë është e kuptueshme, por ju nuk duhet të dorëzoheni që në momentin e parë. Është një moment delikat për të dyja ju, por duhet të kuptoni diçka: Ajo ka më shumë nevojë se asnjëherë tjetër për ju. Është momenti t'ia tregoni si dhe kuptoni që është "koha e saj dhe jo e jotja".
Keni zili? Ajo po realizon ëndrrën e saj, e ndërsa ti vazhdon të jesh e vetme dhe ende nuk ke një të dashur në horizont? Mendo pozitivisht. Ju tashmë keni mundësi që të njihni miq të bashkëshortit të shoqes suaj. Jo domosdoshmërisht duhet të krijoni një lidhje, pse jo dhe miqësi.
Duhet t'i thoni "lamtumirë festave"? Është mëse normale që kur kalon në këtë stad, nuk mund të argëtoheni njësoj. Nuk ka më "gjueti", por sigurisht ka shumë mënyra të tjera për t'u argëtuar. Vetëm argëtimi nuk ka fund.
Si të sillem me të? Duhet ta pranosh që ajo është tashmë e martuar. Të sillesh sikur shoqja jote është 'si më parë' nuk është në favorin tënd. Kjo nuk do të thotë që nuk do t'i ndani bashkë sekretet, por sigurisht nuk ka më gjëra të tjera të tipit "një shoku im më kërkoi numrin e telefonit tënd". /Class/





