Pasditën e kësaj të mërkure, në orën 17:30 do të zhvillohet online Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, për të respektuar masat anti-COVID.

Në rendin e ditës parashikohen 6 pika kryesore ku mes tyre është miratimi i projekt-vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm në 12 qershor, analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore si miratimi i vendimit për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.

10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30-të të Partisë Socialiste.