Skenarët për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane janë përforcuar edhe më shumë pas email-eve që implikojnë djalin e presidentit amerikan Donald Trump në takime të fshehta me avokaten ruse Natalia Veselinckaja. Takimi sipas New York TImes u zhvillua në 9 korrik të 2016 në një prej kullave të Donald Trump dhe kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të Hillari Klinton nga informacione që do të servireshin nga pala ruse.

Vetë djali i presidentit në një intervistë për Fox News, pranoi takimin, por tha se nuk i kishte treguar babait për këtë, jo për të fshehur ngjarjen, por sepse sipas tij, biseda 20 minutëshe me avokaten ruse ishte humbje kohe.

“Nëse do kthehesha pas do i bëja gjërat ndryshe, megjithatë nuk do isha kujtuar fare për takimin po të mos publikohej në media. Ishte një humbje kohe prej 20 minutash, që do të thotë, ishte i turpshëm.”

Megjithatë, edhe pse në mënyrë sipërfaqësore, Trump i riu pranoi se situata mund të ishte menaxhuar ndryshe. Nga ana e saj avokatja ruse mohoi të kishte të dhëna të dëmshme mbi Hillari Klinton dhe pretendon se nuk ka lidhje me Kremlinin.

Presidenti amerikan reagoi në mbështetje të djalit të tij më të madh duke thënë se vlerësonte karakterin dhe transparencën e tij. Në media është ngritur pyetja nëse Trump i riu do të thërritet për të dëshmuar në nënkomitetet e kongresit, bashkë me FBI-në po hetojnë çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale.