Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kampionatit polak. Ai ka vendosur të transferohet nga Zyrihu i Zvicrës drejt kampionëve të Polonisë, Legia e Varshavës.

Sipas mediave polake, sulmuesi nga Elbasani ndodhet aktualisht në klinikën “Enel Sport” duke kryer vizitat mjekësore për të vazhduar më pas me firmosjen e kontratës.

Ende nuk dihen shifrat e këtij transferimi, por fakti që Sadiku do të luajë me Legian tashmë është i konfirmuar.