Gjermania frabrika e prodhimit të yjeve të futbollit. Disa prej elementëve më cilësore që ne sot i shohim të luajnë në ekipe të mëdha europiane dikur ka qënë pjesë e Bundeligës, të dalë nga skuadra të njohura ose jo.

Njëri prej tyre është Toni Kross, i lindur në gjermaninë lindore. Hapat e tij të parë si futbollist i hodhi tek Hansa Rostock, e më pas bëri dhe hapin e tij të madh në karrierë duke u transferuar tek Bayerni i Mynihut. Debutimin e tij të parë në Bundesligë e regjistron në shtator të 2007. Pas 18 muajsh i huazuar tek Bayern Leverekusen, rikthehet tek bavarezët në sezonin 2010-2011. Përmbush pritshmërite e të gjithve. Fiton kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Kampion bote me pancerat ne vitin 2014. Sot pjesë e Realit të Madridit, një tjetër sfidë për të, të cilën mund të cilësosh si të përmbushur me sukses.

Mesut Ozil, turko-gjermani, e nisi karrierën e tij, tek Rot-Weis Essen. Luan 30 ndeshje me fanellën e Schalke, më pas transferohet tek Werder Bremen në vitin 2008 deri në 2010. Një tjetër prodhim gjerman, i cili tërheq vëmendjen e të gjithve. Hapi i madh në karrierën e tij ishte tek Reali i Madridit qëndron për tre sezone. Nga 2013 pjesë e Arsenalit. Për “Topcinjtë e Londrës” ai shtylla kurrizore për skuadrën.Roberto Firminho, askush nuk e njihte përsa kohë ishte pjesë Figueirense në Janar të 2011, por dicka filloi të ndryshonte gjatë kohës që aktivizohej tek Hoffenaheim. Në 2015 kur iu bashkua Liverpool-it, bota filloi ta njohë më mirë aftësitë dhe talentin që ai ka.

Kevin De Bryne, e nisi aventurën e tij tek Genk, skuadër që përfaqëson dhe vendin e tij të linjdes.  10 gola dhe 9 asist kur aktivizohej tek Werder Bremen ne sezonin 2012-2013. Zgjat vetëm 2 vite aventura e tij me Chelsea. Blutë e Londrës nuk binden nga paraqitjet e tij. Rikthehet tek Wolsburg, vetëm për një sezon. Shpërthen me aftësitë e tij tekniko-taktike. Sot pjesë e Man.City, titullar i padiskutueshëm.

Julian Draxel ishte vetëm 17 vjeë e 117 ditë, kur debutonte në Bundesligë me fanellën e Schalke 04. Zhvillon 117 ndeshje me Blutë Mbretërorë, me pas transferohet tek Wolsburg duke dhënë kontributin e tij të vyer, në sigurimin e vendit të katërt, cka i solli dhe kualifikimin për në Champions League. Transferohet tek PSG, shënon gol që në ndeshjen e tij të parë, fiton Kupën e Konfederatës me Kombëataren e Gjermanisë. Shumë tituj, shumë suksese dhe të mendosh që është vetëm 23 vjec.

Henrikh Mkhitaryan, tekniku Jurgen Klopp vendosi ta thërriste thjesht Miki, pasi e kishte të vështirë ta shqiptonte emrin e yllit Armen. Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund dhe hapi i madh në karrierë. Nis aventurën e tij me Man.United vetëm 1 vit më parë.

Ivan Rakitic, Sami Kehdira, Lorey Sane, janë disa emra të tjerë, ose e thënë ndryshe yje të futbollit gjerman, të cilët kanë hedhur hapat e tyre të parë në Bundesligë. Sot shumë skuadra të mëdha, ia kanë besuar pikërisht këtyre elementëve fatin e mesfushës dhe të organizimit të lojës. Të gjithë këta futbollistë janë prodhime “Made in Germany”.