Semin Haxhibuliç, kështu quhet 20-vjeçari serb që ka nisur provën te skuadra e Teutës. Lojtari në fjalë luan në mesfushë, por mund të bëjë edhe sulmuesin.
Ai vjen nga Liga e Tretë serbe dhe është produkt i Novi Pazarit. Sezonin e fundit është aktivizuar te skuadra BASK e Beodgradit.Haxhibuliç pritet të jetë në fushë në miqësoren që Teuta do të zhvillojë ndaj Laçit në stadiumin “Niko Dovana”.