“Shtëpia Malca” quhet hoteli luksoz në Gjirin e Meksikës, në rrethinat e qytetit Tulum, që dikur ka qenë një vilë e vjetër e Pablo Escobar-it, narkobosit të famshëm kolumbian të vrarë në vitin 1993.

24 dhoma, pishina, restorant dhe plazhe, gjithçka e rrethuar nga palmat, mund të shijohet për rreth 500 dollarë nata.

Struktura kishte mbetur e papërdorur deri në vitin 2003, kur Lio Malca, figurë kryesore në tregtinë e artit në New York, vendosi të investonte në shtëpinë e Escobar-it, duke e kthyer atë në një ndërtesë prestigji.