Toto Riina i ka të gjitha aftësitë për të kuptuar si dhe të qëndrojë i paditur. Kështu vendosën gjyqtarët e Milanos duke hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për pezullim të gjykimit. Gjithashtu u mohua edhe kërkesa e një eksperti për të vlerësuar procedurat ligjore. Gjykata konstatoi se në raportin mjekësor të mjekëve të Parmas shkruhet se Riina është në gjendje të mirë shëndetësore.
Megjithatë, mjekët thonë se sëmundja që ka bosi i Cosa Nostra-s, ka rrezik të shkaktimit të një vdekjeje të papritur. Kështu shkruhet në raportin e nxjerrë nga spitali i Parmës, të paraqitur në gjykatën e Milanos në të cilën, kapo i mafies akuzohet se ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme drejtorin e burgut në Opera Giacinto Siciliano. Vendimi u mor nga gjyqtarët e Dhomës Penale edhe mbi bazën e këtij raporti.
Ndryshe nga kërkesa e avokatëve të cilët thonë se Riina është në një gjendje delikate, edhe për shkak të moshës, raporti mjekësor tregon të kundërtën duke shkruar se pacienti i ka të gjitha kapacitetet të kuptojë e bashkëpunojë.
Pikërisht këtë pjesë të raportit vlerësuan gjyqtarët për të hedhur poshtë kërkesën e Toto Riina-s dhe avokatit të tij.
Po ashtu, mbrojtësit e krahut të Riina-s thonë se ai i firmos deklaratat pa i kuptuar se çfarë janë. Kështu, sipas tyre, gjykatësit e Milanos duhet të merrnin parasysh edhe kushtet fizike të kapos së Cosa Nostra-s. Gjyqi do të vazhdojë më 17 tetor në prani të drejtorit të burgut të Opera Giacinto Siciliano.